Objektivat :
1- Te njihemi me historikun e
ndertimit te llampave te ftohta.
2-Te
percaktojme zbatimet teknike dhe perparsite e ketyre llampave.
3-Te
shpjegojme rendesine e perdorimit te ketyre llampave.
Mjetet:Materiale
nga internet , postera , mjete praktike .
Fazat
e punes :
a) Njohja
me temen.
b) Ndarja
ne grupe.
c) Ndarja
e detyrave
d) Udhezime
nga mesuesi per ndertimin e projektit.
e) Diskutim dhe shkembime mendimesh ( prezantimi
i projektit )
AKUMULATORI
Akumulatori është një paisje e bazuar në elemente elektro - kimike, që
shërben si burim i rrymës elektrike. Për dallim nga Bateria, falë rezistencës së vogël në të, akumulatori mund të
rimbushet me energji elektrike vazhdimisht.
Elementet e Akumulatorit:
1-Anoda
2-Katoda
3-Lengu Kimik (H2SO4)
4-Elektroda
Pozitive.
5-Elektroda
Negative.
6-Seperatoret.
Funksioni
I Paisjes:
1-Ngarkimi me energji elektrike
2-Elektroliza
3-Shkarkimi i energjisë së akumuluar
Perfaqesues I pajisjes :Bateri
makine …
Llambat E Ftohta:
Siguria e llampave që kursejnë
energji është vënë në pikëpyetje nga disa shkencëtarë që kanë thënë se këto
lloj llampash përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer. Raporti i shkencëtarëve
këshillon që llampat nuk duhen mbajtur ndezur për një kohë të gjatë, sepse ato
tejçojnë materiale helmuese kur janë të ndezura.
Peter Braun, i cili bëri testet në
Laboratorin Alab të Berlinit, tha: “Për të tilla substanca duhet që ato të
mbahen sa më larg të jetë e mundur nga prania e njerëzve.” Llampat përdoren
gjerësisht në Britaninë e Madhe pas direktivave të Bashkimit Evropian për fazën
e kursimit tradicional të energjisë deri në fund të vitit. Megjithatë,
shkencëtarët gjermanë deklarojnë se disa kimikate dhe toksina të ndryshme
çlirohen kur llampat janë të ndezura, përfshirë këtu fenolin, naftalinën dhe
stirenin.
Ekspertët britanikë këmbëngulën që situate
duhëj studier më shumë dhe inkurajuan konsumatorët të mos panikohen. Dr.
Michille Bloor, prefesor i Shkencave Mjedisore në Universitetin e Protsmouthit,
tha për Daily Express: “Studime të tjera të pavarura duhet të ndërmeren për të
mbështetur gjetjen e shkencëtarëve gjermanë”. Departamenti për Mjedisin
këmbëngul që llampat janë të sigurta, pavarësisht faktit se përmbajnë sasi të
vogla merkuri, që mund të derdhet nëse ato thyhen.
Këshillat në faqen e tij të
internetit: “Llampat që kursejnë energji nuk janë të rrezikshme për publikun.
Edhe pse ato përmbajnë merkur, i limituar në 5mg për njësi llampe, ai nuk mund
të derdhet nëse llampa është e padëmtuar. Në çdo rast, sasia shumë e vogël e
pranishme në çdo llampë nuk ka rrezik të shkaktojë ndonjë dëm, edhe nëse llampa
është e thyer”.
Raporti i fundit hedh pretendime nga
Abraham Haim, profesor i biologjisë në Universitetin e Haifa-s në Izrael, që
llampat mund të ndikojnë në nivele më të larta të kancerit të gjirit nëse
përdoren natën vonë. Ai tha se drita me nuancë blu e llampave që kursejnë
energji, imitonte dritën e diellit gjatë ditës, duke çaktivizuar në trupin e
njëriut prodhimin e hormonit melaninë, më shumë se llampat e tjera, të cilat
ndriçojnë me një dritë në të verdhë.
Shoqata kundër migrenës ka paralajmëruar
që këto llampa mund të shkaktojnë migrenë dhe specialistët për kujdesin ndaj
lëkurës pretendojnë se drita e tyre intensive mund të përkeqësojë problemet
ekzistuese të lëkurës.