Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Tema: Si Ndikon Pergatitja Psikike ne pergatitjen dhe arritjen e sportistit

Tema: Si Ndikon Pergatitja Psikike ne pergatitjen dhe arritjen e sportistit 
Nevoja e domosdoshme e një psikologu edhe në futboll Psikologjia e artit është një fushë e re, e cila mund të përdoret edhe në sport. Kjo lloj terapie dhe psikologjia kanë një rol shumë të rëndësishëm për realizimin e parametrave psikofizikë dhe taktikë.
Me të vërtetë sporti ka nevojë për përgatitje fizike, atletike dhe taktike, por psikologjia ndikon për të mirë, për përmirësimin e këtyre parametrave, mbasi sportisti është mbi të gjitha subjekt, i cili si çdo subjekt, individ tjetër, ka nevojë për stabilitet psikik mendor për arritjen e rezultateve sportive. Rezulatet e larta sot në sportin bashkëkohor, krahas një seri faktorësh ndikues, lidhen edhe me përgatitjen psikologjike të sportistit, përgatitjen mendore dhe atë shpirtërore. Është e çuditshme, por është realitet, mënyra se si luhet futbolli bashkëkohor, ku mbi të gjitha funksion forca e mendjes së futbollistit, i cili kryen lëvizje, veprime dhe sjellje të atilla, të cilat janë pjesë e mendjeve shumë inteligjente dhe që arrijnë shumë shpejt të realizojnë detyrat tekniko-taktike që janë të niveleve të larta, mbi të gjitha mendore. Në fakt, me psikologjinë dhe terapitë nuk mund të arrihen rezultate të mëdha, por nëse këto terapi dhe përgatitja psikologjike kanë një projekt të qartë, është shumë e rëndësishme për sportin. Sportisti ka nevojë për performacë, një psikomotorikë të qëndrueshme, të cilat mund të arrihen vetëm nëpërmjet terapive dhe këshillimit psikologjik. Një element tjetër është edhe rëndësia e psikologut në një ekip sportiv. Trajneri është metodist, specialist i një sporti të caktuar dhe shpesh përpiqet të luajë edhe rolin e psikologut. Ky fenomen nuk më duket profesional, pasi profesioni i psikologut është profesion i veçantë. Psikologu i ekipit mund të jetë psikolog i përgjithshëm ose psikolog arti, i performacës ose i psikomotorikës. Gjatë punës sime me studentët e psikologjisë, projektova një projekt me titull “Pikturoje portën kur del para saj”, me qëllimin për të kuptuar psikoanalitikisht çrregullimet që kanë rastin tonë një futbollist kur del para portës. Testin e zhvilluam para katër vitesh me ekipin e të rinjve të Vllaznisë, me trajner Elvis Plorin, që në atë vit dolën edhe kampion kombëtar. Qëllimi i testit ishte identifikimi i çrregullimeve, nëpërmjet pikturës, të pikturuarit, që është një gjuhë jo-verbale dhe psikoanalisti bën deshifrimin e këtyre çrregullimeve nëpërmjet pikturës. Gjuha jo-verbale shpesh është me e fuqishme se ajo verbale, pasi individi e ka më të lehtë nganjëherë të shprehë një çrregullim të caktuar më mirë jo-verbalisht se me fjalë, ose e thënë shkurt, me pikturë. Individi shpreh emocione dhe ndjenja, të cilat është nganjëherë e vështirë të kuptohen me gjuhën e përditshme. Pas këtij testi, psikoanalsiti i artit, që është edhe psikolog i përgjithshëm, ndërton terapinë, seancat e ardhshme mbi informacionin jo-verbal, ngjyra, forma hapësira, perspektivë, duke u përpjekur të përmirësojë frikën që i shkakton porta shumë futbollistëve. Në fillim të testit ishte e vështirë për të komunikuar me futbollistët, por më vonë ata filluan ta kuptojnë qëllimin e testit dhe filluan të komunikojnë më lirshëm me psikoanalistët studentë. Rrugët e reja komunikative, siç janë edhe terapitë e kësaj natyre, janë të vështira të zhvillohen, pasi futbollistët nuk janë mësuar me këto forma, por gradualisht dhe me durim, ato fillojnë të përfitohen, sportistët fillojnë të ambientohen. Testi filloi me një vrapim të lehtë për krijimin e një frymëmarrje të mirë dhe pastaj në dhomat e zhveshjes, futbollistëve ju dha nga një fletë e bardhë dhe disa ngjyra, duje ju kërkuar të vetëshprehen për temën mbi të cilën ishte ndërtuar testi. Kjo etapë u zhvillua pas një bisede të shkurtër që është edhe hyrje në terapi dhe ndikon pozitivisht për të arritur qëllimin e testit. Puna u realizua me ekipet e para të të rinjve të Vllaznisë. Ata duhej të pikturonin portën kur ndodheshin para saj. Sportistët ishin të gatshëm të bashkëpunonin me ne. Kjo tregon nevojën e domosdoshme të psikologut sportiv në sport. Futbollistët bashkëpunuan shumë mirë me studentët terapistë. Kjo tregon rritjen e nivelit intelektual dhe formimit sot në sport. Një psikolog në skuadër rrit eficencën dhe rendimentin e sportistëve. Ato mësohen të japin maksimumin e tyre. Psikologu di mirë se çfarë mund të kërkohet për arritjen e rezultatve nëpërmjet një gjendje psikike të mirë pozitive. Me anë të terapisë së artit, arrihet në konkluzione mjaft të rëndësishme për gjendjen psikologjike të sportistëve në një ndeshje. Nëpërmjet simbolikës së ngjyrave ato na transmetojnë ndjesitë dhe gjendjen e tyre. Në këtë kontekst, identifikohen edhe ndjesitë e hapësirave, vizioni, perspektiva dhe intuita e sportistëve. Psikoanalistët kanë dalë me disa konkluzione nga punët e sportistëve. Porta paraqitet e rrumbullakët. Kjo tregon që ky person nuk dëshiron të dalë nga konturet e tij. Ngjyra vjollcë na transmeton dinjitetin, pikëllimin dhe ndoshta frikën reale nga dështimi, nga frika e mos bërjes së golit. Ky futbollist pikturon qartë frikën që ka para portës. Psikologu, në seancat e mëvonshme, synon pikërisht këto indikatorë, tregues, për të përmirësuar frikën te ky futbollist. Me anë të terapisë së artit, sportistët vetëshprehen. Ata tregojnë atë që nuk mund të thuhet me mënyra të tjera. E pandërgjegjshmja e tyre na vjen e pastër nëpërmjet ngjyrave, formave dhe elementëve të tjerë vizivë. Takimi ishte frutdhënës, na ndihmoi shumë, sepse të komunikosh me anë të ngjyrave, ka kuptim më shumë se fjalët. Natyrisht, pas identifikimit dhe testimit të pare, kërkohet që të projektohen seancat për të ardhmen, të cilat kërkojnë shumë vemendje dhe profesionalizëm. Puna e psikologut nuk është e lehtë, por nëpërmjet formave interaktive, arrihen rezultate shumë pozitive. Komunikimi merr një rëndësi të veçantë për sportistët. Në këtë kontekst, nuk është i rëndësishëm vetëm komunikimi verbal, me fjalë, por edhe ai jo-verbal me pikturë dhe muzikë. Këtë vit zhvilluam përsëri një test, po me këta futbollistë. Testi u konceptua si komunikim verbal, duke zhvilluar një bisedë me karakter psikologjik, e cila ndikoi shumë për të kuptuar problemet shpirtërore dhe personale që sportistët kishin pasur gjatë këtij kampionati. Testi u zhvillua në grup të madh dhe pastaj në grupe të vogla dhe pati natyrën e këshillimit psikologjik. Testi u zhillua me anë të një bisede të lirë të parashkruar nga studentët psikologë dhe synonte vetëshprehjen e futbollistëve për ngjarje që ju kishin ngelur në mendje dhe ju kishin bërë përshtypje gjatë një kampionat i vështirë. Biseda është pjesë shumë e rëndësishme për kuptimin dhe përmirësimin e problemeve të ndeshura gjatë një kampionati. Problemet e sportistëve ishin personale, të lidhura me ndeshjet dhe vështirsitë që ishin hasur. Sportistët treguan edhe problemet e tyre personale, familjare dhe shoqërore të cilat janë pjesë e individit. Terapitë shpesh janë të vështira të realizohen, kërkojnë një nivel të lartë të kuptuarit dhe përgatitje intelektuale te spotistët, që është e domosdoshme dhe po rritet dita-ditës. Por nëse kuptohen këto rrugë dhe nëse psikologjia fillon të ketë vend më të rëndësishëm, ajo ka forcë të ndikojë te rezultatet sportive. Testi me psikologjinë e artit ishte një mënyrë për të kuptuar disa probleme që ndikojnë në lojën e futbollit, që për mendimin tim, ka edhe rrugë të tjera psikologjike, të cilat janë shumë të rëndësishme. Psikologjia e artit dhe e përgjithme në sport nuk e zë vendin e psikologjisë së sportit, të cilat së bashku arrijnë qëllimin në krijimin e një gjendje, psikike dhe mendore te futbollistët. Me të vërtetë futbolli luhet me këmbë dhe përgatitja fizike është e domosdoshme, por pa një përgatitje intelektuale shpirtërore dhe mendore, nuk ka rezultate të mira dhe bashkëkohore. 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE