Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

KOMPJUTERI DHE HISTORIA E TIJ

Kompjuteri është një makinë llogaritëse e sofistikuar. Zanafillën e saj historia e makinave llogaritëse e ka kohë më parë. Si datë fillimi të shpikjes së kompjuterave mund të përmendim vitin 1673. Në këtë vit matematikani i njohur Leibnic i shtyrë nga nevojat e atëhershme ushtarake arriti të ndërtojë një makinë të sofistikuar për atë kohë që u quajt arifmometër.
Arifmometri ishte një makinë mekanike që bënte të mundur kryerjen e katër veprimeve bazë të matematikës dhe u përdor në shekullin XIX në fushën e artilerisë për llogaritjet balistike. Do të duheshin shumë vite e përpjekje për t’ju afruar koncepteve të sotme të kompjuterit dhe për të ndërtuar një makinë të tillë elektronike si ajo që përdorim ne sot. Ja disa data që meritojnë të përmenden në këtë vrapim të shpejtë nëpër këtë rrugë të gjatë.
Vitet 1940-‘50.
Kostoja e kompjuterave dhe përmasat e tyre ishin gjigante. Komjuteri kushtonte dhjetëra mijëra dollarë dhe zinte volumin e dhomave të tëra të mbushura me pajisje elektrike e mekanike. Perveç kësaj duheshin një numër i madh njerëzish të kualifikuar për vënien në përdorim, mirëmbajtjen e remontin e tij.
Viti 1949
Në këtë vit u shpik tranzistori i parë. Kjo pajisje zëvendësoi llampat elektronike në dy drejtime. Së pari përmasat dhe qëndrueshmëria në punë e tranzistorit zvogëluan shumë përmasat e kompjuterave. Së dyti, konsumi i energjisë është dhjetra herë më i vogël. Kjo bëri të mundur uljen e kostove dhe hapjen e perspektivave të reja në vazhdim.

Deri në këtë vit çdo tranzistor prodhohej e montohej në skemën elektronike më vete. Kjo kerkonte një punë të madhe, (mikroprocesori ose truri i kompjuterit të sotëm përmban deri ne 5 milionë tranzistorë). Në këtë vit u shpikën skemat integrale që lehtësuan prodhimin e kompjuterave. Prodhimi i qarqeve të integruar të cilët përmbajnë në vetvete mijëra e miliona tranzistorë, jo vetëm zvogëloi si përmasat e paisjes ashtu edhe konsumin e energjisë, por i dha një hov të madh teknologjisë së zhvillimit të paisjeve të ndryshme duke bërë të mundur komandimin e shumë proçeseve teknologjike. Ky vit shënon datëlindjen e minikompjuterit të parë. Ai kishte përmasat e një frigoriferi dhe kushtonte 20 mijë $.
Viti 1970
Firma e re INTEL nxorri në shitje kompjuterin e parë të ndërtuar në bazë të skemave integrale. Gjithashtu në këtë vit po prej saj dolën në treg skemat e integruara të kujtesave, (të cilat u dhanë mundësi përdoruesve të përmirësojnë të dhënat e kompjuterave të tyre në kushte jo industriale). Viti 1970 shënon datën në të cilën inxhinieri Hoff po i firmës INTEL (firmë e cila në kohën tonë është prodhuesja më e madhe e mikroproçesorëve për PC), ndërtoi një skemë të integruar e cila për nga vetitë i ngjante trurit (CPU) të kompjuterave të mëdhenj. Ky ishte proçesori i parë me emrin INTEL-4004.
Mikroprocesori i pare INTEL-4004
Viti 1975
Me kalimin e viteve me radhë dolën proçesorët INTEL-8008, INTEL-8080 të cilët ishin më të shpejtë e më të fuqishëm. Viti ’75 nxorri në treg kompjuterin e parë komercial Altair 8800, me proçesor INTEL-8080, i cili kushtonte rreth 5000 $ pa ekran dhe pa tastjerë, me memorje 256 Kb. Që muajt e parë u shiten disa mijëra ekzemplarë. Njerëzit i blenin Altair 8800, i pajisnin me ekrane, tastjera e blloqe shtesë kujtese. Në fund të vitit 1975 Bill Gates (krijuesi i famshëm i Microsoft) i sapo dalë nga dyert e universitetit shpiku gjuhën BASIC që lehtësonte komunikimin e njeriut me kompjuterin. Paralelisht dolën programe ndihmëse që krijonin lehtësira në shkrimin e teksteve (WordStar), përpunimin e të dhënave financiare (VisiCalc) etj.

Viti 1981
Doli ne treg IBM PC (PC-Personal Computer) i parë. Falë lirisë që i dha kjo firme departamentit të PC për të punuar me blloqe të firmave e prodhimeve të tjera. Një faktor tjetër që ndihmoi në zhvillimin e shpejtë të kompjuterave IBM PC ishte mungesa e sekretit dhe mënyra e ndërtimit të tyre. Çdo përdorues me fantazi mund të ndërtonte një pjesë të përmirësuar të kompjuterit dhe ta vendoste atë direkt në skemën mëmë pa patur asnjë vështirësi (nga mënyra e ndërtimit me blloqe e kompjuterit.)
NE DITET TONA
Në kohën e sotme falë zhvillimit të vrullshëm të elektronikës, komjuterat kane ndryshuar shumë nga ato të disa viteve më parë dhe vazhdojnë të ndryshojnë. Sot kompjuterat janë të pajisur me mikroprocesorë të shpejtë, kujtesa të mëdha e pajisje ndihmëse për përpunimin e zërit e të figurës (Multimedia).

LLOJET E KOMPJUTERAVE
Mainframe Computers
Kompjuteri Mainframe eshte nje kompjuter i madh, i fuqishem dhe i shtrenjte. Shume perdorues mund ta perdorin njekohesisht ate duke perdorur nje PC tjeter ose nje terminal hyres. Kompjuterat Mainfame perdoren nga organizma te medhaja si: Bankat dhe Kompanite e Sigurimeve.
Minicomputers
Ashtu si Kompjuterat Mainframe edhe minikompjuterat jane te fuqishem dhe te shtrenjte. Si mainframe ashtu dhe minikompjuterat perdoren pak a shume per te njejten gje, vecse minikompjuterat perdoren per organizma mesatare.
Supercomputers
Superkompjuteri eshte nje kompjuter tejet mase i fuqishem me nje kapacitet shume te madh te procesimit te te dhenave. Superkompjuterat perdoren shpesh nga ushtria. Ata perdoren gjithashtu dhe per kerkime shkencore dhe per parashikimin e motit ku nje mase e madhe te dhenash duhet te procesohet shpejt.
Cray – 2 ishte kompjuteri i pare i shpejte ne vitet 1980.
Kompjuterat me te shpejte ne bote jane IBM Sequoia, IBM Roadrunner, IBM Blue Gene, dhe NEC Earth Simulator
Microcomputers
Mikrokompjuterat jane kompjuterat qe zakonisht perdoren nga nje person njekohesisht. IBM PC dhe Apple Macintosh jane dy tipet e mikrokompjuterave. Modelet e mikrokompjuterave kryesore jane: desktop, laptop, palmtop, pocket, tablet, smartphone dhe netbook.
SYSTEM UNIT - (NJESIA QENDRORE)
Kompjuteri perbehet nga dy pjese kryesore:
Hardware:
Jane pjeset fizike te kompjuterit. Eshte gjithcka qe mund te preket dhe shikohet.
Hardware ndahet ne kater pjese kryesore:
Input Devices (Paisjet Hyrese)
Output Devices (Paisjet Dalese)
Storage Devices (Paisjet e Rregjistrimit)
System Unit (Njesia Qendrore)
Software:
Jane programet dhe aplikacionet
Jane pjeset perberese te kompjuterit te cilat nuk mund te shikohen
I nevojiten kompjuterit per te funksionuar.
Jane te dizenjuara per te zgjidhur probleme te pergjithshme ose te veçanta
Software ndahet ne kater pjese kryesore:
Operating Systems (Sistemet Operative)
Application Programs (Aplikacionet)
Programming Languages (Gjuhet e Programimit)
Utility Programs (Progamet Ndihmese)

PAISJET INPUT
Input Devices – Paisjet Hyrese
Paisjet Input (Hyrese) mundesojne perdoruesin te fuse informacione ne memorje. Shembuj paisjesh Inputi jane: Tastjera, Mausi, Skaneri, Ekrani me Prekje, Mikrofoni
Keyboard - Tastjera
Tastjera sherben per te shkruajtur informacione ne kompjuter ose per te futur informacion. Ka shume lloje tastjerash dhe pergjithesisht ato jane me shkronja latine te llojit QWERTY ( emeruar nga gjashte tastat e para te saj). Tastjera standarte ka 104 deri ne 105 butona.
Touch Screen
Touch screen (ekrani me prekje) eshte nje ekran i cili mund te njohe vendndodhjen e prekjes ne nderfaqen e tij. Ju mund ti ekzekutoni komandat ose zgjidhni objekte duke i prekur ato me gishta ose me stilolapsa te veçante.
Light Pen
Light pen (stilolaps me drite) eshte nje paisje input si nje stilolaps e cila eshte  lidhur me monitorin e kompjuterit dhe perdoret per te shenjestruar, zgjedhur objekte dhe per te ekzekutuar komanda ne ekran duke perdorur ate. Stilolapsi me drite eshte me preçiz se stilolapsi i ekranit me prekje.
Graphics Tablet (Pen Tablet)
Eshte nje paisje shenjestrimi e cila perdoret per te vizatuar vizatime ose skica. Tablet-i perbehet nga dy pjese:
Hapesia e sheshte per vizatim.
Stilolapi i programiar per te punuar me Tablet-in.
Concept Tablet dhe Concept Keyboard
Tablet-i Concept eshte nje tablet i ndjeshem ndaj prekjes dhe ka disa piktura dhe simbole ne siperfaqe. Tablet-at Concept jane te perhapura gjeresisht ne vende ku nevojitet futje informacioni ne menyre te shpejte. Psh: Kamarieret qe marrin porosite ne restorante.
Webcamera
Webcamera eshte nje kamer dixhitale e cila na sherben te shkembejme informacione video ne kohe reale nepermjet internetit.
Scanners
Scanner-i na lejon te transferojme piktura, fotografi dhe dokumente te ndryshme ne kompjuter. Skaneri perdor sensore speciale drite per te kapur (fotografuar) imazhet e printuara ne flete dhe i perkthen kete informacione ne forme te kuptueshme nga kompjuteri.
Microphone
Mikrofoni konverton valet zanore ne sinjale elektrike te cilat mund te kuptohen nga karta e zerit. Karta e zerit i konverton keto sinjale elektrike ne sinjale dixhitale te cilat mund te perpunohen nga kompjuteri jone.
Joystick
Joystick eshte nje paisje shenjestrimi si mouse-i qe perdoret kryesisht per lojrat e kompjuterit.
Mouse
Mouse-i eshte nje nga paisjet kryesore qe sherben per te kontrolluar kompjuterin.
Kemi dy lloje mouse-sh:
Mekanik
Optik
Pergjithesisht mause-t kane dy butona ku:
Butoni djathte sherben per te hapur disa nen menu dhe ndryshuar vecorite e objektit te zgjedhur
Butoni i majte sherben per te zgjedhur objektet e ndryshme

PAJISJET OUTPUT

Qe kompjuteri te kryej detyren e katert, qe te na jape rezultatin e perpunimit te informacionit sa here qe ne duam, nevojiten pajisje t e daljes se informacionit te cilat quhen OUTPUT (Dalese). Te tilla pajisje jane: Monitori, printeri, projektori, spakerat ( kufjet, bokset) etj..
Monitori
Monitori eshte nje paisje elektroteknike që shërben për emitimin e sinjaleve elektrike në fotografi.
Printeri
Një printer është një pajisje hyrese periferike e cila prodhon një kopje te dokumenteve dhe letrave të depozituara në formë elektronike,e cila punon me interkonjuksion dytaktesh super te shpejt,me laser dhe me solarium treadmill,shume te bardhe te celur. Shumë printera përdoren kryesisht si lokale, dhe janë të bashkangjitur me një kabëll printeri ose, në printerë më të rinj, me USB kabllo në një kompjuter i cili shërben si një burim i dokumenteve.
Bokset "speakers"

Bokset nevojiten për të dëgjuar tingujt. Ato mund të jenë të inkorporuar tek njësia qëndrore, tek monitori ose të lidhen nëpërmjet fishave. Bokset ju lejojnë juve të dëgjoni muzik ose efektet nga kompiuteri juaj.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE