Ne shume studime
ekonomike perdoren konceptet kerkese dhe oferte, te cilat ne lidhje me nje
produkt te caktuar varen nga cmimi perkates i produktit. Ne pikepamje
ekonomike, keto koncepte shprehin keto prirje te pergjithshme.
Nje cmim i ulet
i nje produkti rrit kerkesen ne kuptimin qe konsumatoret kane interes per
perdorimin e tij. Per kundrazi, nje cmim i larte nxit prodhuesit per te rritur
prodhimin . Kjo e dhene ben qe prodhuesit dhe konsumatoret te reagojne ne
menura te ndryshme ndaj ndryshimit te cmimit. Matematikisht keto prirje
shprehen me anen e funksioneve K(x) dhe S(x), te cilat quhen funksioni i
kerkeses dhe funksioni i ofertes. Keto funksione mund te paraqiten edhe
grafikisht. Ne mjaft raste eshte e pershtatshme qe cmimi te vendoset ne boshtin
e ordinatave, ndersa kerkesa K ose oferta S vendosen ne boshtin e abshisave
Ne figuren e
meposhtme, grafiket e kerkeses dhe te ofertes jane vendoshur se bashku ne te
njejtin sistem koordinativ. Veme re se keta grafike priten ne piken E. Ne kete
pike, lerkesa dhe oferta jane te barabarta. Pika E quhet pika e ekuilibrit. Ne
kete pike, sasia e mallit prodhohet me cmimin x0 dhe
shitet me te njejtin cmim.
Supozojme
se ne nje caste te caktuar cmimi x1 i produktit eshte me i madhe se ky cmim x0. Vihet re se sasia e prodhuar
eshte me e madhe se kerkesa. Ne menyre praktike, kjo e dhene shprehet me
krijimin e stoqeve (sasi te pashitura te produktit). Kjo ben qe prodhuesit te
nderpresin prodhimin ose te ulin cmimin, masa keto qe e terheqin tregun drejt
ekuilibrit. Ne menyre te
ngjashme, kur cmimi i tregut x2 eshte me i ulet se cmimi i ekuilibrit x2 kerkesa
e tejkalon oferten. Kjo e dhene ben qe cmimi te kete prirje te ngrihet, duke e
cuar ne kete menyre trgun drejt ekuilibrit