Tema: Gjakmarrja
Nje pellumb I bardhe fluturon ne qiellin me ngjyren e syve te sapo-qare, te
vuajtur deri ne skuqje. Pershkon hapesira te gjelbra te egra..., si dhe shtepi
me mure e cati “te celikta”. Noton ne ajrin qe mbulon malet e oqeanet
pakufij... DHE armeve vdekjeprures e pellgje te kuq, po ne ngjyren e qiellit.
Lodron lehtazi mbi kokat e gjykatesve e gjakesve, krijuesve e kontrabandisteve,
postiereve e politikanve, arkitekteve e arme-mbajtesve, historianeve e
hajduteve, violinisteve e vrasesve, e shume e shume... Pellumb fluturon i lire,
derisa...Bum! Nje “pellumb” tjeter e rrezon pertoke. Bota jone eshte e
mbushur me gjera, dukuri, njerez te mire e te keqinj, kete e dime. Nuk ka gje
plotesisht te mire apo plotesisht te keqe. Ato zevendesojne njera-tjetren fare
thjesht. Prandaj ne cdo gje e mire ka nje te keqe, dhe ne cdo te keqe ka nje te
mire. Ne kete shprehje une bej nje perjashtim. Sepse, c’gje te mire mund te
kete nje seri vrasjesh e ngujimesh te pafundme? Mos ndoshta eshte dicka e mire
qe qindra femije humbasin lirine? Apo qe njerezit jane te detyruar te vrasin e
te vdesin? Oh me falni:te vriten Nje i marre do ta pohonte .Leke Dukagjini
vertet mund te kete qene nje ushtarak i shkelqyer, por si diplomat mendoj se
nuk e ka arritur ate nivel, se nga luftrat, vdekjet e shumta harroj c’rendesi
ka jeta e dikujt. Nuk eshte se kemi 7 jete si macoket fatlum e t’i perdorim si
te na teket. Kemi thjesht nje, me caste fatkeqe e lumturie, veprime
budallalleku e te zgjuara,.. me te qara... me trishtime... por dhe me kujtime
te bukura e gezime. Qe te gjitha keto duhet t’i shfrytezojme ne max. Vertet ne
do zhdukemi pa gjurme nga kjo toke, por te pakten ta bejme te rendesishme per
ne vete .Gjithcka qe mund te shkruaj une mbi dashurine E per jeten do te ishte e kote per aq shume
shpirtra qe kane humbur jeten pa patur asnje faj dhe disa te tjere qe jetojne
me friken e vdekjes .E kane humbur te drejten e tyre duke bere asgje te keqe,
sic kemi pare te ndodhe plot raste, dite per dite, kudo, sido e kurdo………